“Unë jam një fitues“. Pas pritjes së pabesueshme të enjten e kaluar, Kevin De Bruyne tashmë e ngroh Napolin edhe në intervistën e tij të parë. “Dua të fitoj ndeshje. Kam qenë gjithmonë i tillë, e urrej humbjen”, tha ish-lojtari i Manchester City.
“Napoli fitoi titullin në Itali sezonin e kaluar, kështu që ata do të luajnë në Champions League. Unë mendoj se ne mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e tij”, tha më tej De Bruyne.
Këtu ai do të luajë me mikun dhe shokun e tij të skuadrës në kombëtare Romelu Lukaku. “E kam njohur Romelu që kur ishte 13 vjeç. Ai më foli mirë për ekipin dhe qytetin, kështu që mezi pres të bëjmë diçka së bashku”, tha De Bruyne.
“Romelu e di shumë mirë qytetin, se si funksionojnë gjërat këtu. Sigurisht që duhet të mësohem, duhet të mësoj pak italisht, por jam i emocionuar. Është diçka e re për mua. Kam kaluar 10 vjet në Angli, por mendoj se do të jetë një përvojë e shkëlqyer për mua dhe familjen time”, shtoi belgu.
“Mezi pres sa të luaj këtu. Të dashur fansa, unë jam këtu për të fituar!”, tha De Bruyne, që ka luajtur tri herë në stadiumin “Maradona” si kundërshtar: “Mbaj mend që tifozët ishin shumë të zhurmshëm, pak të çmendur. Por kjo është në rregull”.
“Unë mendoj se e kuptoj pak se si Napoli qytet e mbështet ekipin. Ishte diçka në të cilën doja të isha pjesë. Ndoshta duhet të mësohem në fillim. Skuadra do të jetë shumë e mirë, por edhe atmosfera do të na ndihmojë që të marrim rezultatet”, tha De Bruyne.
The post De Bruyne bën tifozët e Napoli të ëndërrojnë: Jam një fitues, pas titullit radha e Champions appeared first on Telesport.
