Deco ndau disa detaje rreth planeve dhe operacioneve të Barcelonës në merkato:  “Rikthimi i Neymar te Barça ka qenë gjithmonë një mundësi e largët. Që nga largimi i tij drejt Arabisë Saudite, kemi kuptuar se ai është një lojtar i shtrenjtë, me kërkesa të mëdha ekonomike, sidomos duke marrë parasysh rregullat e ‘fair play financiar’ të La Liga-s”, – tha drejtori sportiv i klubit katalanas.

Më tej shtoi: “Në momentin e tij më të mirë, Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë. Vazhdon të jetë kështu dhe gjithmonë do të jetë. Ai është i mirëpritur në çdo klub të botës. Nuk mund të përjashtohet një operacion, por tani për tani e shoh duke u kthyer në Brazil.

Gjithçka që ka rëndësi është që Neymar të kthehet të luajë futboll. Kjo do t’i sjellë gëzim atij, edhe njerëzve që e rrethojnë. Sinqerisht, nuk e di çfarë do të vendosë, por lumturia e tij është ajo që ka më shumë rëndësi”.

 

The post Deco mbi rikthimin e Neymar te Barcelona: Nuk përjashtohet si operacion, por tani… appeared first on Telesport.