Stuhia që kaploi rajonin e Kumanovës pasditen e së martës shkatërroi shumë pullaze ndërtesash dhe theu lisa përskaj rrugës. Një ditë më pas, autoritetet shihen në terren duke pastruar, mirëpo kanë ende shumë punë pa bërë. Dëme materiale ka, por pa pasoja në njerëz.

“18 orë pas stuhisë së ndodhur këtu në Kumanovë, në rrugën ‘Bllagoj Iliev’ ka dalë ekipi i zjarrfikësve vetëm prej dy personash për të liruar rrugën duke hequr llamarinat dhe pjesën e metaltë të pullazit, e cila ka rënë nga ndërtesa”, Adnan Qaili – gazetar.

“I tërë kulmi ra, kjo është katastrofë, se kush ishte ndërtuesi i pullazit nuk e di, kjo duhet të hetohet sepse shumë keq është punuar. I tërë kulmi është keqndërtuar me aq sa kuptoj dhe kjo të bie i tëri është vërtetë katastrofale.”

“Nëse ka ligj do të vijë ta shikojë komisioni a është salduar ashtu siç duhet apo jo dhe ta paguajë ai që e ka vendosur konstruktin, këtu duhet të dalin autoritetet të marrin vendim.”

Për dëmet si ky, komuna ka hapur një linjë telefonike për t’i paraqitur, e më pas në terren do të dalë një komision për të vlerësuar dëmshpërblimet. Nga Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim thanë se, me të përfunduar stuhia, gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe nga mëngjesi po punojnë në terren ekipet e zjarrfikësve, ujësjellësit, pastrim-gjelbërimit, energjisë elektrike dhe të policisë.

Milija Slaridis-Janevska, sekretare e komunës së Kumanovës (2.30-2.43)
“Për momentin kemi informacion se janë bërë mbi 100 thirrje të qytetarëve, 70% e tyre thirrjeve janë për të denoncuar intervenimet, të tjerat janë për paraqitje të dëmeve”, tha Milija Slaridis-Janevska, sekretare e komunës së Kumanovës,

“Kemi diku ndërmjet 15-20 intervenimeve, dëmet më të mëdha ku kemi intervenuar janë pullazet e rëna me konstrukt llamarine, ku ne i kemi prerë dhe deponuar. Poashtu kemi bërë pastrimin e rrugëve me ekipet e NP ‘Pastrim dhe Gjelbërimi”, tha Boris Stankovski, komandant i Zjarrfikësve të Kumanovës.

“Piroritet kishim rrugët e bllokuara për ti liruar për trafik dhe trotuaret ku lëvizin këmbësorët, i mënjanuam me qëllim që mos të ketë pengesa për lëvizje qytetarët dhe automjetet në pjesën qëndrore të qytetit”, tha Sasho Tomiq, drejtor i NP ‘Pastrim dhe Gjelbërimi’ .

Nga Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se, sipas parashikimeve të motit, në këtë rajon do të ketë stuhi edhe të enjtën dhe të premten pasdite. U bëjnë thirrje qytetarëve që të strehohen në vende të sigurta dhe për çdo emergjencë të kontaktojnë autoritetet komunale.