Milan-Napoli i së dielës i ka “rrënjët” më 30 maj, edhe pse mund të mos kishte ndodhur kurrë. 4 muaj më parë, pas titullit të fituar në garë me Interin, tifozët napolitanë kishin frikë të humbnin Conte, i cili mund të largohej, madje edhe për t’u rikthyer te Juventusi me një plan ambicioz.
Aurelio De Laurentiis, duke mos dashur të mos zihet në befasi si me Spalletti, kontaktoi Allegrin, duke arritur marrëveshje 2-vjeçare. Megjithatë, surpriza ndodhi më 29 maj. Conte rinovoi me Napolin, duke marrë gjithçka që kërkonte. Një ditë më vonë, Milani zyrtarizoi Allegrin, ndoshta duke qenë në dijeni të skenarit.
121 ditë më pas, Allegri dhe Conte do të përballen në “San Siro”. Njëri stërvit Milanin, tjetri Napolin. Historia mund të kishte qenë ndryshe, por tani nuk ka rëndësi. Do të jetë një spektakël i madh mes specialistëve të titujve. Ata kanë fituar 11 nga 16 kampionatet e fundit italianë. Pyetja mbetet: a do të jetë e njëjta gjë edhe këtë herë?
The post “Dera rrotulluese” e Allegrit dhe Contes, ja pse ky Milan-Napoli mund të mos kishte ndodhur appeared first on Telesport.