Real Madrid dhe Atletico Madrid na dhuruan një ndeshje derbi dramatike. Los Blancos deri në minutat e fundit ishin duke fituar, derisa bardhekuqtë reaguan dhe shënuan “në frymën e fundit”.
Militao ishte lojtari që i dha avantazhin Realit në pjesën e dytë. Qendërmbrojtësi bëri një gjuajtje të shkëlqyer pas një krosimi me goditje standarde duke i dhënë avantazhit Los Blancos.
Real Madrid u mendua se do ta kishte të lehtë ndeshjen, por në fakt gjendja ndryshoi totalisht prej tifozëve bardhekuq, të cilët u tërbuan duke hedhur sende në fushë.
Objektivi i tyre ishte portieri Thibaut Courtois, i cili ka qenë portier i Atletico Madrid më parë. U desh ndërhyrja e trajnerit Diego Simeone dhe kapitenit Koke. Gjyqtari ndërpreu ndeshjen për pak minuta.
Atletico Madrid luftoi deri në fund dhe ndeshja u bë edhe më emocionuese, derisa Correa në minutën e 96-të shënoi golin e barazimit (pas aprovimit nga VAR).
Me këtë barazim kaq dramatik, e sigurt që kjo javë do të ketë shumë debate nga të dyja skuadrat.
The post DERBI DRAMATIK 1-1! Tifozët madrilenë të tërbuar, Atletico shënon në frymën e fundit! appeared first on Telesport.