Ish-portieri i Interit, Samir Handanovic, ka komentuar situatën e portierëve përpara derbit të Milanos, duke u ndalur te Mike Maignan dhe vështirësitë e fillimit për Josep Martínez.

“Maignan është një garanci, ndërsa Pepo ka gjithçka për të provuar. Ai ka një trashëgimi të rëndë për të përballuar. Te portieri, çdo gabim shqyrtohet me lupë, diferencën e bën karakteri.

Rotacioni me Provedel? Është i shëndetshëm. Chivu i ka menaxhuar shkëlqyeshëm, me shumë ndjeshmëri, duke i besuar Martínezit edhe në momentet e vështira dhe duke i dhënë Provedelit mundësinë e tij në kohën e duhur”, – u shpreh Handanovic për “La Repubblica”.

Çfarë kapiteni është Lautaro Martínez? Ish-portieri zikaltër sqaron: “Këtë mund ta thonë vetëm shokët e tij të skuadrës, gjithçka tjetër janë fjalë. Shiriti i kapitenit nuk më ndryshoi si njeri, por më dha më shumë përgjegjësi. Shiriti të merr energji nga fusha. Duhet të jesh shembull në gjithçka; në paraqitje, stërvitje, sjellje, madje edhe në veshje. Duhet të jesh i drejtë me shokët dhe ndërmjetës mes tyre, trajnerit dhe klubit”.

A do të jetë sonte në “San Siro”: “Nuk besoj. Përqendrohem më mirë përpara televizorit, megjithëse emocionet në stadium janë ndryshe. Isha në tribunë në gjysmëfinalen e Champions-it kundër Barcelonës, por u largova para fundit. Sa shumë humba…”

The post Derbi luhet edhe në portë, Handanovic: Maignan është garanci, Chivu e ka menaxhuar shkëlqyeshëm rotacionin appeared first on Telesport.