Sot u zhvilluan dy ndeshje të javës së 6-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e madh, të zhvilluar në stadiumin në Strugë, Struga Trim Lum dhe Shkëndija u ndalën në barazimin 1-1, me çka skuadra vendase vazhdon ecurinë e serisë pa disfatë në këto 6 javë të futbollit vendor.

Mysafirët ishin të parët në epërsi me golin e Tamba-s, ndërsa Struga barazoi shifrat në 1-1 përmes Radeskit, i cili ishte i saktë nga penalltia.

Në duelin tjetër, Tikveshi mundi minimalisht FC Shkupin, i cili ende nuk ka asnjë pikë në elitën e futbolliut vebndor.

Ditë më parë, Bashkimi dhe Makedonija Gjorçe Petrov, mundën ekipet e Sileksit, respektivisht Brerën. Të enjten mbyllet jaava e 6-të më sfidat: Arsimi-Vardari dhe Rabotniçki – Pelister.

The post Derbi në Strugë pa fitues, sistemi VAR anulon dy gola për Struga Trim Lum appeared first on Alsat.