Trajneri i Francës, Didier Deschamps, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli mbi filozofinë e tij të lojës dhe pritshmëritë për Botërorin 2026: “Në Francë më kanë kritikuar shpesh, duke thënë se luaj futboll mbrojtës, por objektivi im ka qenë gjithmonë të shfrytëzoj pikat e forta që kam në dispozicion për t’i vënë në vështirësi kundërshtarët. Iu kam dhënë gjithmonë shumë liri lojtarëve të mi. Duhet ruajtur ekuilibri, por nuk i kam penguar kurrë mbrojtësit e krahut të sulmojnë”.
Për Botërorin pranoi se Franca konsiderohet një nga favoritët kryesorë: “Fjala ‘favorit’ nuk është tabu. Ky status është logjik dhe i merituar, bazuar në rezultatet tona, cilësinë e lojtarëve dhe faktin që jemi mes tre vendeve të para në renditjen e FIFA-s që nga viti 2018. E rëndësishme është të mos mendojmë se gjithçka është e garantuar, ose se finalja e 19 korrikut na pret”.
Tekniku francez paralajmëroi se çdo gabim paguhet shtrenjtë në nivelet më të larta, duke kujtuar eliminimin ndaj Zvicrës në “Euro 2020”. Sa iu përket rivalëve, ai përmendi Spanjën, Gjermaninë, Anglinë, Portugalinë, Argjentinën dhe Brazilin si pretendentët kryesorë, ndërsa veçoi edhe Marokun: “Pse jo Maroku? Është një kombëtare që po rritet vazhdimisht”.
The post Deschamps: Franca është favorite, por askush nuk të fal në nivelet më të larta appeared first on Telesport.
