Franca avancon në raundin tjetër të Kupës së Botës pas fitores 3-0 ndaj Irakut. Një ndeshje që u ndërpre për dy orë për shkak të vetëtimave, duke detyruar skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes para se ndeshja të riniste më vonë.

Trajneri Didier Deschamps rrëfen së çfarë bëri gjatë atyre 2 orëve: “Luajtëm letra. Ne po prisnim, por koha për rinisje vazhdonte të shtyhej. Më pas, donim 20 minuta kohë që lojtarët të nxeheshin në mënyrë që të mos merrnim rreziqe. Uji duhej të largohej edhe nga fusha”.

“Është hera e parë që më ndodh kjo dhe shpresoj të jetë e fundit edhe pse e di që rreziku është gjithmonë aty. Ishte një kohë e gjatë midis fillimit dhe fundit të ndeshjes, veçanërisht pasi kemi një ndeshje tjetër pas katër ditësh. Objektivi kryesor është arritur me kualifikimin”, shtroi Deschamps.

Është e lehtë të imagjinohet se pritja ishte e vështirë për lojtarët e përfshirë në ndeshje. Ishte e vështirë për tifozët. Ishte një pjesë të dytë për t’u përgatitur si në aspektin e ruajtjes së fokusit ashtu edhe në shmangien e lëndimeve gjatë rifillimit. Por, siguria është kryesorja

”, tha Deschamps.

Duhej kujdes dhe durim. Ishte një situatë e pazakontë, por më mirë kështu sesa të ndodhte një incident edhe nëse ndikoi në rikuperimin pas ndeshjes. Tani i takon stafit të gjejë zgjidhjet më të mira për t’u përgatitur për atë që na pret: një betejë kundër Norvegjisë këtë të premte për vendin e parë”, deklaroi trajneri francez.

The post Deschamps: Gjatë pushimit 2-orësh luajtëm me letra, siguria ka më shumë rëndësi se një ndeshje futbolli appeared first on Telesport.