Tashmë është mësuar çifti i parë çerekfinalist për këtë Kupë Bote, Francë-Marok. Francezët eliminuan në 1/16-at Paraguajin, me rezultatin e ngushtë 1-0, ku Kylian Mbappe shënoi nga penalltia. Maroku fitoi bindshëm 0-3 ndaj Kanadasë.

Trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps, ka paralajmëruar të tijtë që do ta kenë shumë të vështirë ndaj Marokut, pasi afrikanët kanë një ekip shumë të mirë.

“Ata janë një nga ekipet më të mira. Kemi pesë ditë kohë, kështu që duhet të rikuperohemi. Kemi 48 orë për të pushuar dhe për t’u rikuperuar. Do të fillojmë të mendojmë për këtë ndeshje pas tre ditësh. Është një ekip shumë i mirë”, tha trajneri francez.

Francë-Marok do të luhet më datën 9 korrik, në “Gillete Stadium” në Massachusetts, ora 22:00 (me orën tonë).

The post Deschamps ul me këmbë në tokë Francën para përballjes me Marokun dhe i paralajmëron të tijtë se çfarë i pret appeared first on Telesport.