Alex Baena mund të konsiderohet pa frikë jo vetëm si lojtari më i mirë aktualisht tek Atletico Madrid, por edhe si një nga më të mirët në botë në rolin e tij, si sulmues i krahut të majtë.

25-vjeçari kampion bote me Spanjën pëlqehet shumë nga Mikel Arteta, ku aktualisht londinezët kanë vetëm Christos Tzolis për këtë pozicion. Sipas medieve angleze, Arsenal do të tentojë në merkaton e janarit për një transferim të Baena nga Atletico Madrid, që duket paksa e vështirë për të ndodhur vërtet.

Së pari, baena është një lojtar kyç për “Colchoneros” dhe vështirë se ata do të hiqnin dorë prej tij sidomos në mes të sezonit. Së dyti, Baena është nën kontratë deri në vitin 2030 me Atletico-n, gjë që ndërlikon shumë situatën dhe e vnefos klubin madrilen në një pozitë komode.

Pikërisht për këto dy arsye, pavarësisht dëshirës së madhe të Artetetës, drejtuesit e Arsenalit po shqyrtojnë edhe emra të tjerë për krahun e majtë të sulmit si Endrick, Antonio Nusa dhe Eli Junior Kroup.

The post Dëshira e (pa)mundur e Arsenalit për merkaton e janarit. Një kampion bote në radarin e “Topçinjve” appeared first on Telesport.