Edhe pse Vinicius Junior kërkoi falje publike për gjestin që bëri në momentin e zëvendësimit nga trajneri Xabi Alonso në “El Clasico”, sërish situata mes tij dhe klubit është e nderë.
Prej kohësh po përflitet për një rinovim, por gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Sikur të mos mjaftojnë kushtet e Vinicius Junior për rrogën dhe privilegjet e tjera që kërkon, sjellja e tij në fushë mund të jetë një shtysë shumë e madhe për të ndarë rrugët përfundimisht.
“SPORT” ka zbuluar gjatë ditës së sotme se Vinicius Junior i pëlqen shumë të punojë me një trajner si Luis Enrique dhe është i gatshëm për një transferim të mundshëm te PSG. Pavarësisht ofertave të jashtëzakonshme nga ana ekonomike, klubi parizien është destinacioni i preferuar për sulmuesin brazilian.
The post Dëshiron të punojë me një trajner ekspert. Vinicius Junior i “shkel syrin” gjigantit tjetër të Europës appeared first on Telesport.

