Manchester City ka bërë hap prapa në garën për titull kampioni në Premier League.

City të shtunën mbrëma u mposht 2:1 nga Newcastle Unitedi në udhëtim.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 12-të të kampionatit anglez.

Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje dramatike ku për shtatë minuta u shënuan tri gola.

Sulmuesi anglez, Harvey Barnes, e kaloi në epërsi Newcastlen në minutën e 63-të.

Ruben Dias i barazoi shifrat në minutën e 68-të.

Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi, Barnes, dy minuta më pas e shënoi golin e fitores për 2:1.

Për skuadrën e Pep Guardiolas, Cityn, ishte disfata e katërt këtë edicion. E zë vendin e tretë me 22 pikë. Chelsea ka një pikë më shumë një pozitë më lartë. Lider është Arsenali.

Newcastle ka 15 pikë në pozitën e 14-t.