Në vitin 2024, më saktë në merkaton e janarit, Barcelona fitoi garën me disa ekipe rivale dhe ia doli të transferonte Vitor Roque nga Athletico Paranaense. Braziliani, 18 vjeç në atë kohë, qëndroi edhe 6 muaj të tjera në Brazil dhe më pas veshi zyrtarisht fanellën e Barcelonës në verë.
Në sezonin e tij të parë te Barcelona, nuk mori asnjëherë besimin që i nevojitej dhe filloi të “vyshkej” në stol. Më pas pati një periudhë huazimi te Betis, ku nuk është se shkëlqeu as aty. Barça përfundimisht e shiti atë te Palmeiras për 25.5 milionë euro plus bonuse. Ky vendim ia ndryshoi fatin djaloshit brazilian.
Vetëm një vit pasi u largua nga Europa nga dera e pasme, Vitor Roque është shfaqur përsëri si një nga talentet më të mëdha të futbollit brazilian. Në moshën 20-vjeçare, sulmuesi i Palmeiras sapo është emëruar në Ekipin e Vitit të Série A në ceremoninë prestigjioze Bola de Prata, një dëshmi e rikthimit të tij të pabesueshëm…
Duke veshur fanellën e gjelbër, Roque rizbuloi vetëbesimin, shpejtësinë dhe avantazhin e tij klinik. Rezultati: 20 gola në 56 paraqitje në të gjitha garat. Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u ëvën re nga klubet europiane. Chelsea po e ndjek me vëmendje situatën e tij dhe në merkaton e janarit mund të kemi surpriza…
The post Dështimi i bujshëm i Barcelonës rilind në… Brazil appeared first on Telesport.
