Detroit mbetet skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, duke mposhtur sot edhe Milwaukee me shifrat 129-116. Një fitore jashtë fushe për Pistons, ku për miqtë u dallua Cade Cunningham me 29 pikë e 10 asist (për Bucks mungoi sërish Antetokounmpo).

Fitore në sekondat e fundit për Chicago, që triumfoi 121.120 ndaj Washington. Për Bulls u dallua Nikola Vucevic me 28 pikë e 12 rebound. Pa probleme fiton edhe Atlanta, që mundi 115-98 New Orleans, ndeshje ku u dallua Porzingis me 30 pikë.

Zhgënjen skuadra e Dallas, që u mund në shtëpi 102.96 nga Memphis, në një ndeshje të dueluar deri në fund (Aldama me 20 pikë më i miri). Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Clippers, që falë 55 pikëve të veteranit James Harden mundi 131-116 Charlotte.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Clippers, 116-131

Orlando – New York, 133-121

New Orleans – Atlanta, 98-115

Chicago – Washington, 121-120

Milwaukee – Detroit, 116-129

Dallas – Memphis, 96-102

The post Detroit lider në Konferencën e Lindjes, Chicago fiton në fund, “OK” Clippers e Memphis appeared first on Telesport.