CEO i Affinity Partners, Jared Kushner, njëherësh dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, e ka cilësuar Shqipërinë si një vend thesar.
Gjatë fjalës së tij në forumin ndërkombëtar ekonomik për të ardhmen e Europës. Kushner u ndal edhe te projekti i Sazanit.
Sipas tij, ky projekt është spektakolar dhe do të zhvillojë edhe Mesdheun.
“Do sjellë rritje ekonomike, kam marrë reagime shumë të mira nga Shqipëria. Mendoj se është një vend thesar. Ne kemi marrë inxhinerët më të mirë në Europë, për të na ndihmuar, do të sigurohemi që do ta mbrojmë vërtet mjedisin. Teksa shohim projektin, është shumë e rëndësishme të kuptosh sesi e kemi kapur mjedisin natyror dhe e kemi përqafuar atë. Sa i përket lokacionit dhe vendndoshes, ky projekt është 60 milje nga Italia, 6 milje nga Korfuzi. Do jetë 10 minuta larg me makinë nga pikat e Shqipërisë, e zhvillon shumë edhe Mesdheun”, theksoi Kushner.
Kushner foli edhe për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
“Dikur Shqipëria kishte mbetur plotësisht e pazhvilluar si rezultat i drejtimit politik të dobët ndër vite, por më pas erdhi Edi Rama. Ajo që më tërhoqi menjëherë ishte fakti që ai nuk është thjeshtë një politikan i aftë dhe lider me vision, por edhe një artist. Kjo kombinon forcën politik me ndjeshmërinë krijuese, një qasje unike që reflekton edhe mënyrën se si ai e sheh zhvillimin e vendit”, shprehet Jared Kushner, CEO i Affinity Partners.
