Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për paraqitje të paqëndrueshmërisë afatshkurtër lokale.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Edhe nesër paradite moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta lokale, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të paqëndrueshmërisë lokale afatshkurtër.

Nga fillimi i javës së punës, në orët e pasdites pritet zhvillim i vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Era do të fryjë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior.

The post Diell dhe vapë gjatë ditës, pasdite mund të ketë reshje lokale appeared first on Alsat.