“Dielli për shqiptarët lind në Perëndim”, është fraza që zakonisht dëgjohet nga politikanët e për këtë, profesori Rizvan Sulejmani pati një koment. Sipas tij, dielli e di rrugën e tij dhe nuk mund t’i ndryshohet drejtimi ndërsa në vetëm mund të orientohemi.

“I gjithë rrëfimi jonë i ndërtimit të kombit, është arratisje prej Lindjes me pretendimin se do të arrijmë Perëndimin sepse dielli ynë lind në Perëndim. Dielli e di rrugën e vet dhe nuk mund t’ia ndërrojmë drejtimin, ne mund të orientohemi. Shqiptarët aktualizohen historikisht, duke filluar prej premisat e para të kombit që është etnia, në kohën kur Lindja dhe Perëndimi prishën balancën”, tha Sulejmani.