Sipas Fabrizio Romano dhe jo vetëm, Inter Miami është një nga klubet më të interesuara për të transferuar Casemiro-n. Braziliani do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United në fund të këtij sezoni.
Sipas raportimit në fjalë, oferta e klubit të MLS-së është më tërheqësja për momentin për mesfushorin brazilian. Ditët në vijim pritet të shtohen takimet mes palëve dhe të arrihet zyrtarizimi i marrëveshjes.
Përveç transferimit të Casemiro-s, Inter Miami synin të transferojë edhe yje të tjerë nga Europa, ëpr të ndërtuar një ekip të aftë për të fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Amerikë.
Përveç Inter Miami, për Casemiro-n ka interes konkret nga Fenerbahce dhe Galatasaray, klube në Serie A si dhe sigurisht nga Arabia Saudite.
The post Dikur rival i madh i Messi-t në La Liga, Inter Miami futet në garë për mesfushorin e njohur appeared first on Telesport.
