Italia do të provojë të sigurojë biletën për në Botëror, në transfertën në Senica ndaj Bosnje-Hercegovinës. Italianët eliminuan në gjysmëfinale 2-0 Irlandën e Veriut, ndërsa Bosnja u kualifikua për në finale pas fitores nga “ruleta ruse” në transfertën ndaj Uellsit.
Në momentin kur italianët kuptuan se do të përballen me Bosnjën në finale, pati një lloj “feste” të vogël mes tyre, ku protagonisti kryesor me reagimin e tij ishte pikërisht Federico Dimarco.
Anësori i Interit ka vendosur të dalë sot në një konferencë për shtyp dhe të sqarojë momentin që u bë viral, për të cilin ka marrë kritika të shumta dhe është cilësuar si sjellje arrogante.
“Vendosa të vij këtu dhe të flas në këtë konferencë për shtyp sepse doja të theksoja se kam respekt të thellë për çdo klub dhe çdo ekip kombëtar.
Unë dhe disa nga shokët e mi të ekipit thjesht reaguam instinktivisht, festuam shortin ashtu siç do të bënim midis miqve, pak më vonë, shkëmbeva mesazhe me Edin Dzekon. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, kemi luajtur së bashku dhe madje jemi takuar me pushime. E përgëzova, ai bëri të njëjtën gjë dhe më tha se skuadra më e mirë duhet të fitojë.
Videoja u xhirua në një ambient ku kishte edhe anëtarë të familjes dhe fëmijë të pranishëm, e gjej pak mungesë respekti që u nda. Kam lexuar se na përshkruan si arrogantë… Nuk e kuptoj si mund të ishim, duke pasur parasysh se nuk jemi kualifikuar për Kupën e Botës për dymbëdhjetë vjet”, tha Dimarco.
The post Dimarco reagon zyrtarisht për videon virale, për “festën” se do të përballet me Bosnjen: Fola me Dzeko-n dhe… appeared first on Telesport.
