Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska pohon se Qeveria do të pranojë çfarëdo page minimale në vend për të cilën do të pajtohen punëdhënësit dhe punëtorët. Qeveria është e obliguar të bie dakord dhe të sigurojmë mjetet, përfundoi Koçoska.
“Sa i përket pagës minimale nuk e di pse ka komente të tilla se ne jemi përplasur me sindikatat, mendoj se jemi shumë të qartë dhe kam thënë, le të merren vesh se sa mundet njëra palë të realizojë e sa mundet pala tjetër të paguaj. Për ne është e pranueshme ajo për të cilën do të bien dakord, ata kanë dialog në mes vete, e çfarë të vendosin ne jemi të obliguar, posaçërisht si Ministri e Financave ta sigurojmë atë, më shumë nuk do të diskutoj por do t’ia lë dialogut të tyre”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska – ministre e Financave.
