-Ekziston rritje e shumës në Buxhetin për paga në sektorin publik, efekti këtu është kryesisht për shkak të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila pati rritje të pagave prej 10 për qind. Në fakt, MPB-ja ka numrin më të madh të të punësuarve në administratë, me rreth 15 mijë të punësuar, informoi sot Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve lidhur me mjetet e ndarja nga Buxheti për paga në sektorin publik, Dimitrieska Koçoska theksoi se janë ndarë rreth 800 milionë denarë, nga të cilat madje 600 milionë janë të destinuara për Ministrinë e Punëve të Brendshme, sepse, theksoi, MPB-ja ka numrin më të madh të punësuarve në administratë.
“Ka rritje të shumës së pagave në sektorin publik, këtë e kam thënë tashmë. Efekti këtu është kryesisht për shkak të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila pati një rritje të pagave prej 10 për qind. Në thelb, MPB-ja ka numrin më të madh të të punësuarve në administratë, ata kanë të punësuar rreth 15 mijë persona. Diku rreth 800 milionë denarë nga Buxheti janë për paga në sektorin publik, nga të cilat 600 milionë janë për Ministrinë e Punëve të Brendshme, por mos kapni për fjale, sepse nuk e mora të gjithë projeksionin me vete”, theksoi Dimitrieska Koçoska.
Ministrja u pyet gjithashtu edhe për atë nëse shteti do të ndajë mjete shtesë për “Begtel dhe Enka”, për të cilën, tha, për momentin nuk ka nevojë.
“Për momentin jo, nëse është e nevojshme, deri në fund të vitit do të shohim se si do të shkojë zbatimi, sepse deri më tani e dini që për “Behtel dhe Enka” janë planifikuar diku rreth tetë miliardë, më pas u bë një riorientim rreth shtatë miliardë e diçka, por në të njëjtën kohërreth dy miliardë e gjysmë kemi zbatim. Nëse shkojmë sipas zbatimit, besojmë se mjetet e planifikuara në Buxhet do të jenë të mjaftueshme për ta sepse kaq do të jetë zbatimi i tyre, tha Dimitrieska Koçoska.
