“Tani është koha për punë, jo për zgjedhje”, kështu deklaroi kryetari i partisë Znam Maksim Dimitrievski në Click Plus në TV21, në pyetjen nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Sipas tij, nëse do të ketë zgjedhje sot apo nesër, për ZNAM-in kjo nuk përbën problem. Ai theksoi se Znam, si subjekt i ri politik, është e gatshme të marrë pjesë në çdo proces zgjedhor.
“Vendimin për zgjedhje e përcakton shumica parlamentare, dhe ajo aktualisht i takon partnerit tonë të koalicionit. Por ajo që na nevojitet tani është periudhë pune, jo për zgjedhje. Ne kemi krijuar një zakon të vjetër – kur ka zgjedhje, shteti qëndron në vend për dy deri në katër muaj”, deklaroi Dimitrievski.
Ndërkaq, Dimitrievski komentoi edhe takimin e liderëve ku tha se i vjen keq që nuk mori pjesë personalisht në takimin e liderëve, edhe pse ZNAM ishte e përfaqësuar, duke theksuar se është i informuar në detaje për atë që është diskutuar.
