Për shkak të punimeve në rrjetin elektro-distributiv, sot disa zona në komunën Qendër dhe në komunën Gjorçe Petrov do të mbesin përkohësisht pa energji elektrike.
Sipas njoftimit nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, duke u bazuar në të dhënat e EVN Maqedoni, nga ora 06:00 deri në 12:00 pa rrymë do të jenë pjesë të rrugës “Leninova” rreth Ambasadës së Holandës, rruga “Kole Nedelkovski” dhe rruga “Kiro Krstevski-Platnik” në komunën Qendër. Ndërsa nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të jenë disa përdorues në rrugën 95 në Volkovo.
The post Disa lagje në Shkup mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet appeared first on Alsat.
