Sot, në periudha të ndryshme të ditës, disa zona në komunat Studeniçan, Karposh dhe Qendër, do të mbeten pa energji elektrike.
Sipas njoftimit të EVN Maqedoni, nga ora 08:00 deri në 16:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e fshatit Moranë dhe i ashtuquajturi vendbanim i vikendeve në Moranë të komunës së Studeniçanit.
Nga ora 08:30 deri në 17:30 pa energji elektrike do të mbeten objektet në rrethin e fabrikës Karposh në lagjen Aleksandria dhe objekti i Centrounion në komunën e Karposhit.
Ndërsa nga ora 08:00 deri në 11:00 pa rrymë do të jenë edhe disa rrugë në komunën Qendër, përfshirë rrugën “Nikolla Kljusev”, “Maksim Gorki”, një pjesë të “Dame Gruev”, “Orce Nikollov” (numra tek) dhe “Vasil Glavinov”.
