Pa rrymë sot do të jenë disa pjesë të Qendrës, Karposhit, Gazi Babës, Kisella Vodës dhe Sarajit, informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat -Shkup, pas njoftimit të marrë nga EVN SHA Maqedoni.
Pa rrymë sot nga ora 08:30 deri në 13:00, do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Vasil Stefanovski” dhe “20-të Tetori”, në komunën Qendër.
Në periudhën nga ora 08:30 deri në 11:00, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve 4 dhe 10 në Saraj tek xhamia, në komunën e Sarajit.
Pa rrymë në periudhën nga ora 09:00 deri në 12:00, do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Lovqinska” te Ambasada e Gjermanisë, në komunën e Karposhit.
Në periudhën nga ora 01:00 deri në 13:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Mihajl dhe Eftihij” dhe “Georgi Dimitrov”, në komunën e Kisella Vodës.
Pa rrymë në periudhën nga ora 11:00 deri në 14:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve 18, 38 dhe 40 në Stajkovc, në komunën e Gazi Babës.

