Shfrytëzuesit në disa komuna të Shkupit sot në periudha të caktuara të ditës do të mbesin pa rrymë, kumtoi QRMK – Shkup.
Sipas informacioneve nga EVN Maqedoni në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 13:00 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit nga rr. Pitu Guli nga nr.4 deri nr.20 në komunën Qendër.
Në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 14:00 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit nga fshati Stajkovcë, në komunën e Gazë Babës.
Siç informoi EVN Maqedoni në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 11:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rr. Rokomija, në komunën Butel, ndërsa në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 13:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët Ibe Palikuqi dhe Voin Drashkoviq në komunën Gjorçe Petrov.