Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një intervistë për Sitel, foli edhe për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski, përcjell TV21. Mickoski tregoi arsyet se pse qeveria vazhdon procedurën për shkarkimin e kryeprokurorit Kocevski.
“Ljupço Kocevski pa autorizim ka dhënë sekretet zyrtare dhe informacione lidhur me çështje në Prokurorinë Publike, ka dëmtuar reputacionin e tij personal dhe reputacionin e Prokurorisë, punën dhe funksionimin e organeve të ndjekjes penale janë vënë nën pikëpyetje. Nuk ka vepruar dhe ruajtur materialet në dosje dhe ka shkelur integritetin. Këto janë arsyet për të cilat Qeveria vazhdon procedurën për heqjen e Kocevski nga pozita e Prokurorit Republikan, e cila ishte pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve lokale”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
