Sipas mediumit “Fichajes”, “Djajtë e Kuq” duan të mbyllin nënshkrimin e mesfushorit të Valencias, Havi Guerra, për 25 milionë euro, dhe të finalizojnë nënshkrimin e Benjamin Sesko, sulmuesit slloven nga RB Leipzig, për 80 milionë euro. Objektivi është të forcohet mesfusha dhe të kompletohet një sulm i nivelit të lartë që tashmë përfshin Mateus Kunha dhe Brajan Mbeumo të nënshkruar së fundmi.

Pas një nisjeje të fortë në tregun e transferimeve, ku klubi ka investuar tashmë më shumë se 78 milionë euro në transferime si Kunja dhe mbrojtësi i majtë Diego Leon, trajneri portugez, Ruben Amorim, nuk dëshiron të ketë mungesë burimesh për vitin e tij të parë në krye të “Old Trafford”.

Amorim ka kërkuar posaçërisht më shumë përforcime: një sulmues që mund të bëjë diferencën dhe një mesfushor për të plotësuar pozicionin e tij të dyfishtë.

Një marrëveshje largimi është gjithashtu në proces për të liruar hapësirë në skuadër. Huazimi i Markus Rashfordit te Barcelona është pothuajse i përfunduar, ndërsa lojtarë si Alejandroi Garnaço, Xhadon Sanço, Antoni dhe Tajrell Malasia mund të ndjekin shembullin nëse vijnë oferta bindëse.

Klubi është i bindur se me këto përforcime, Amorim do të ketë materialin e nevojshëm për ta rikthyer ekipin në garën për titullin e Premier Ligës  dhe për të bërë një rikthim të fortë në Ligën e Kampionëve.

The post “Djajtë e Kuq” kanë gati 105 milionë euro për dy transferime të mëdha appeared first on Alsat.