Riccardo Gaucci, djali i ish-presidentit të Perugia, Luciano Gaucci, ka kujtuar fundin dramatik të sezonit 1999-2000, që solli titullin për Lazion. Ai foli për ndeshjen e famshme Perugia–Juventus (1-0), e luajtur më 14 maj 2000 nën një shi të dendur që ndërpreu lojën për më shumë se një orë.

Immagine

“Collina mori urdhër që ndeshja të luhej me çdo kusht, ndryshe të nesërmen do të kishte kaos”, – tha Gaucci në podcastin “Pro Football”. Arsyeja ishte rendi publik: “Me rezultatin 1-1, Lazio tashmë e kishte fituar kampionatin dhe nëse ndeshja do të luhej të nesërmen, mijëra tifozë do ta pushtonin Perugian”.

Immagine

Ai kujton se Collina “kërkonte me dëshpërim një copë bar ku topi të kërcente”. Pas rifillimit në orën 18:00, Calori shënoi golin vendimtar në minutën e 49-të: “Ishte si një shenjë fati, atë ditë Juve nuk duhej të fitonte. Bardhezinjtë kishin një skuadër aq të fortë, sa po të mendonin më pak për shiun, mund të shënonin disa gola”.

Një vit më parë, ish-lojtari Alessandro Melli kishte rrëfyer se ishte tentuar një marrëveshje për barazim, por “lojtarët e Juventusit nuk pranuan”.

 

 

The post Djali i presidentit hedh akuza të rënda: Juventusi nuk duhej të fitonte, Collina u urdhërua që… appeared first on Telesport.