Nga Majemi, ku po luan në turneun Masters 1000, tenisti serb Novak Djokovic ka folur për situatën aktuale. I lënë pas në renditje nga tenistët e rinj, 37-vjeçari beson se edhe ky brez shumë shpejt do të ndjejë presionin e tenistëve edhe më të rinj.
“E pranoj që brezit tim po i vjen fundi, por ky është sport dhe ka ciklet e tij. Mendoj se unë dhe tenistët e brezit tim jetuam shumë më gjatë se të tjerët si protagonist. Unë kam ende objektivat e mi që shpresoj t’i realizoj”, tha Djokovic.
“Ka rivalitet dhe tenistët e rinj si Sinner e Alcaraz po dominojnë, sidomos në turnetë e mëdhenj, por edhe ata duhet të bëhen gati. Ka mjaft tenistë edhe më të rinj se ata që po mbërrijnë e së shpejti do të trokasin në dyert e tyre për të marrë stafetën”, shtoi serbi.
“Këtë vit, sezoni im nuk është më i përqendruar në numrin 1 apo renditjen. Jam i interesuar të jem gati për turnetë grand slam. Mundohem të shfrytëzoj sa më shumë periudhat stërvitore me ekipin tim që të jem në gjendje të kem një fizik të mirë, mendje të qetë dhe përqendrim”, tha Djokovic.
The post Djokovic bën parashikimin: Së shpejti një brez i ri do të “trokasë” në derën e Sinner dhe Alcaraz appeared first on Telesport.
