Orce Gjeorgjievski është zgjedhur kryetar i Qytetit të Shkupit, përcjell TV21. Ai në një deklaratë para Selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup tha se pas ditës së enjte, do të nisë me pastrimin e qytetit nga mbeturinat, premtim që e dha gjatë fushatës. Gjeorgjievski shtoi se gjithashtu do të punojë për rivitalizimin e ndërmarrjeve publike.

Unë do të jem kryetar i komunës për të gjithë. Pa bërë dallime në të djathtë dhe të majtë. Pa bërë dallime në fe, komb, apo ndonjë bazë tjetër, siç ka qenë në të kaluarën, Shkupi është i të gjithëve. Unë do të jem baba që do të kujdeset për të gjithë qytetarët, por edhe do të bëjë zhvillim të barabartë në të gjitha komunat. Në momentin e parë që do ta marrë mandatin tim nga KSHZ. pres që të jetë të mërkurën apo të enjten më së voni. Menjëherë do të nisë me aktivitetin e parë që ua kam borxh shkupjanëve, u kam premtuar. Dua t’i falënderojë për mbështetjen e fuqishme, bashkimin e fuqishëm në Shkup. Fillimisht do të nisim me pastrimin e qytetit, sepse kjo është e domosdoshme, riorganizim të ndërmarrjeve publike, atje ka kolaps, kaos.