Siç kishin paralajmëruar, transportuesit privatë sot në mëngjes qarkulluan vetëm nga ora 5 deri në 10. Kështu do të vazhdojë derisa NQP t’ua shlyejë borxhin. Pas debatit të ashpër të së premtes me drejtorin e Ndërmarrjes, atyre u janë paguar nga 500 mijë denarë për çdo paket, por siç thonë, kjo është shumë e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet.
“U akuzuam nga drejtori i NQP-së, Dragi Kushevski, se po manipulojmë me shifrat. Prandaj ne kemi kartela financiare që do t’jua tregojmë si dëshmi për borxhin – ndaj pakos 1 borxhi i përgjithshëm është 70 milionë denarë, ndërsa borxhi i maturuar 35 milionë. Borxhi është tepër i madh, prandaj sot i tërhoqëm autobusët dhe do të vozisim në mënyrë të reduktuar, pra vetëm aq sa kemi para për naftë”, tha Jovica Zafirovski – transportues privat .
