Pavarësisht sezonit të vështirë dhe vendit të 13-të në renditjen e Premier League, mbrojtësi portugez i Manchester United, Diago Dalot mendon se “djajtë e kuq” janë në rrugën e duhur drejt ringritjes.
“Shpirti ynë luftarak tregon se sa shumë kemi dashur dhe tregon se sa shumë duam të ndryshojmë situatën, të mos jemi në pozicionin që jemi, veçanërisht në Premier League”, tha Dalot.
“Dhe nëse duam të jemi konkurrues në të ardhmen, duhet të vazhdojmë të sillemi kështu. Më pas mendoj se rezultatet do të vijnë, por kjo pak duhet të jetë e para nëse doni të konkurroni për Premier League dhe titujt më të mëdhenj”, shtoi mbrojtësi.
Më tej, Dalot tha: “Unë shoh shenja premtuese teksa skuadra përshtatet me qasjen e Amorim. Në ndeshjen e fundit gjuajtëm 24 herë në portën kundërshtare por nuk shënuam asnjë gol. Këto janë detajet që duhet të përmirësojmë”.
“Ne duhet të fillojmë të ndryshojmë disa zakone dhe më pas të përpiqemi të jemi konsistent në këtë drejtim. Jam i sigurtë se pastaj edhe rezultatet do të vijnë. Duhet të vuajmë ende deri sa të dalim nga kjo situatë, por jemi në rrugën e duhur”, tha Dalot.
The post “Do të vuajmë edhe pak sa të dalim nga kjo situatë, por United është në rrugën e duhur” appeared first on Telesport.
