Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Nikolla Dodov në emisionin Biznis21 në TV21, bëri të ditur se derisa të përfundojë ri-organizimi nuk do të ketë thirrje të re nga FIZHT.

“Derisa të përfundojë riorganizimi, nuk do të ketë asgjë në këtë drejtim. Nuk ka afat kohor për shkak se varet nga shumë faktorë, shumë rregullore janë në pyetje, ligji është në pyetje. Në lidhje me revizionin që e përmendet, filluam diku nga shtatori dhe ende jemi në pritje”, tha Nikolla Dodov – drejtor i FIZHT.