Dogana e Maqedonisë sekuestroi 18 parfume dhe 18 kg bizhuteri argjendi, që u gjetën në veturën e shtetasit të Kosovës

Doganierët në hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë parandaluar tentim për kontrabandë të afërsisht 18 kilogramëve bizhuteri të argjendi dhe 180 parfumeve nga 100 ml, në vlerë të përgjithshme prej 1,18 milionë denarë.

“Ndaj një personi, shtetas i Kosovës, është ngritur dhe shqiptuar aktgjykim nga gjykata kompetente. Bizhuteritë prej argjendi dhe parfumi u zbuluan gjatë kontrollit në makinën me të cilën udhëtonte autori me bashkëshorten. Gjatë kontrollit, në hapësirën e gomave rezervë u gjetën 180 parfume për meshkuj dhe femra, ndërsa në hapësirën e magazinimit prapa sediljes së pasme dhe në pjesën e djathtë të gomës së pasme dhe në pjesën e djathtë të gomës rezervë, u gjetën gjithsej 26 pako me rreth 18 kilogramë bizhuteri argjendi (bylyzikë, vathë, zinxhirë, varëse dhe unaza)”, bëjnë të ditur nga Drejtoria e Doganës.