Te Manchester City janë ende në ankth për gjendjen e sulmuesit Erling Haaland. Ai doli nga fusha në minutën e 87-të në fitoren 4-0 ndaj Newcastle, për shkak të një dëmtimi.
Sulmuesi u ul në fushë duke shtrënguar gjurin e djathtë dhe kërkoi ndihmën e stafit mjekësor për të parë situatën. Dëmtimi ngriti shqetësime në lidhje me disponueshmërinë e Haaland për ndeshjen e Champions League kundër Real Madrid të mërkurën.
Trajneri i City, Pep Guardiola, tha se shpresonte që Haaland të shmangte një dëmtim të rëndë: “Kur ai ishte i ulur në fushë të gjithë ishin të frikësuar. Ai u ngrit, eci, duke buzëqeshur si gjithmonë”.
“Unë nuk fola me të, por mjekët nuk erdhën me lajme të këqija”, tha Guardiola. Mediat britanbike shtojnë së dëmtimi nuk është i rëndë dhe se sulmueis norvegjez do të jetë rregullisht në fushë. Ai shënoi dy gola në ndeshjen e parë ndaj Real.
The post Doli i dëmtuar në ndeshjen e kampionatit, Manchester City në ankth për gjendjen e Haaland appeared first on Telesport.
