Mbajtësja e rekordit botëror në maratonë, atletja Ruth Chepngetich, është pezulluar për 3 vite nga të gjitha garat për shkelje të rregullave antidoping. Keniania 31-vjeçare është atletja e parë femër që theu rekordin 2h10’ në maratonë.

Ajo rezultoi pozitive për hidroklorotiazid, një substancë që nuk është agjent dopingu pasi është një diuretik që përdoret për të trajtuar mbajtjen e ujit dhe hipertensionin. Gjithsesi, ajo substancë mund të jetë përdorur për të maskuar praninë e substancave të ndaluara në urinën e saj.

“AIU (Njësia e Integritetit Atletik) e ka pezulluar Ruth Chepngetich për tre vjet, duke filluar nga 19 prilli 2025, për praninë dhe përdorimin e një substance të ndaluar“, shkroi AIU, e cila e kishte pezulluar atë përkohësisht në korrik.

Gjithashtu, të gjitha rezultatet e arritura prej saj nga 14 marsi i vitit 2025, kur dhe është kryer testi, janë konsideruar të pavlefshme.

The post Doli pozitive, atletja që mban rekordin e maratonës pezullohet 3 vjet nga garat appeared first on Telesport.