Pas përfundimit të javës së 12-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës sipas skemës 1-4-3-1-2.

Në portë është gardiani i Teutës, Gentian Selmani.

Në mbrojtje janë: Edison Ndreca (Egnatia), Blerim Kotobelli (Teuta), Arbenit Xhemajli (Egnatia) dhe Rimal Haxhiu (Tirana).

Repartin e mesfushës e formojnë Abass Ibrahim (AF Elbasani), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Esat Mala (Vllaznia).

Në sulm janë: Soumaila Bakayoko (Egnatia), Rrok Toma (Partizani) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).

Trajneri më i mirë i javës së 12-të është përzgjedhur Edlir Tetova, me Egnatian që siguroi një fitore të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Bylisit.

The post Dominon Egnatia, formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 12-të në Abissnet Superiore appeared first on Telesport.