Pjesa e parë e derbit të kryeqytetit, Tirana-Partizani, është mbyllur 0-1 për të kuqtë. Supersfida e cila po luhet në “Air Albania” është zhbllokuar pas vetëm 7 minutash lojë. Pas një krosimi në zonë të Ismailit dhe devijimit të topit me kokë, Human i gjendur i pamarkuar në zonë, dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 22-të, Partizani kishte një mundësi të mirë për të dyfishuar shifrat me Tomën, por goditja e tij përfundon në pjesën e jashtmë të shtyllës.
Në minutën e 38-të, goditje dënimi në një pozicion shumë të favorshëm për Tiranën. Godet Rimal Haxhiu, në mënyrën më të keqe të mundshme, topi përfundon shumë larg kuadratit. Pjesa e parë 0-1 për Partizanin.
The post Dominon Partizani, goli i Human vendos për pjesën e parë të derbit të kryeqytetit (video) appeared first on Telesport.
