Matias Soule pritet të jetë një nga largimet e bujshme nga Serie a, gjatë merkatos verore. Sulmuesi argjentinas i cili kontriboi sezonin e fundit me 7 gola dhe 8 asiste për kryeqytetasit, është objektivi kryesor i Borussia Dortmund për këtë merkato.
24-vjeçari argjentinas shihet nga drejtuesit e klubit verdhezi si përforcimi ideal për krahun e djathtë të sulmit. Soule vlerësohet për aftësinë e tij për të çekuilibruar mbrojtjen dhe për të krijuar rrezik të vazhdueshëm nga krahu i tij.
Sipas Nicolò Schira, Dortmund është gatit ë paguajë shifrën 40 milionë euro të kërkuar nga Roma. Në rast finalizimi, Soule do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit verdhezi, duke tejkaluar edhe rekordin e vendosur nga Ousmane Dembele, për të cilin Dortmund pagoi 35 milionë euro në vitin 2016.
Në anën tjetër, Soule mund të bëhet shitja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Romës, pas Alisson Becker, për të cilin Liverpool pagoi mbi 70 milionë euro.
The post Dortmund bën gati transferimin më të shrenjtë në histori. Ylli i Serie A drejt Bundesligës për një shifër rekord appeared first on Telesport.
