DPH apelon për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes përgjatë shtratit të lumit, ndërsa niveli i ujit të Vardarit në Shkup do të mbetet i lartë në orët në vijim, me paralajmërime për një ulje graduale gjatë natës.

Pas disa ditësh reshjesh të dendura shiu, niveli i lumit Vardar në Shkup mbetet në nivelin kritik. Autoritetet apelojnë për kujdes, veçanërisht për qytetarët që lëvizin përgjatë shtratit të lumit dhe kalatës, ku rreziku është më i madh në pjesët e poshtme dhe më pak të ndriçuara.

Drejtoria Hidrometeorologjike informon se, sipas parashikimeve të fundit, niveli i ujit të lumenjve në Shkup dhe në pjesët e sipërme të pellgjeve do të mbetet i lartë në orët në vijim. Megjithatë, pritet një ulje graduale e nivelit gjatë natës.

Pjesa më e madhe e vendit aktualisht po përjeton reshje të përziera, dhe me hyrjen e ajrit më të ftohtë nga veriu, shiu gradualisht do të shndërrohet në borë në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Rreziku më i theksuar i derdhjeve lokale dhe mbajtjes së ujit është në rajonet perëndimore dhe jugperëndimore, ku reshjet do të qëndrojnë në formën e shiut për më gjatë përpara se të shndërrohen në borë.

The post DPH paralajmëron: Vigjilencë e shtuar përgjatë shtratit të lumit Vardar appeared first on Alsat.