Sulmuesi Andy Carroll, 37 vjeç, ish-futbollist i Liverpool-it dhe Newcastle, ka zbuluar në autobiografinë e tij “Owning It” se ishte viktimë e dhunës seksuale në vitin 2021. Agresori, një personazh i njohur dhe i afërt me ish-partneren e Carroll, u dënua më pas me tri vite burg. Carroll rrëfen se e mbajti ngjarjen të fshehtë për vite:
“Ka plagë që nuk mund të fshihen. Ajo që më ndodhi ishte aq shkatërruese, sa deri në fund isha i pasigurt nëse duhej ta përfshija në libër. Vetëm shumë pak njerëz e dinin. Unë dhe gruaja ime Lou e menduam gjatë. Më frikëson ta tregoj, por kjo ngjarje tashmë është pjesë e historisë sime”.
Ngjarja ndodhi pas një mbrëmjeje boksi. Carroll tregon se u zgjua dhe pa agresorin duke tentuar t’i kryente seks oral. Pasi e largoi me forcë, personi tentoi të hynte sërish në shtëpi. Carroll e goditi, duke e lënë pa ndjenja, dhe njoftoi policinë: “Mbaj mend terrorin dhe një mendim: Po sikur ta kem vrarë?”
Për të, rrëfimi publik është pjesë e shërimit: “Të mos e fshehësh më traumën do të thotë të fillosh ta pranosh dhe të rimarrësh kontrollin e jetës”.
The post Drama i Andy Carroll, tashmë nuk e mban më sekret: Po, jam sulmuar sek*ualisht. Ja si ndodhi… appeared first on Telesport.
