Drejtoresha e spitalit për fëmijë “Kozle”, Karolina Simonovska, pas reagimeve dhe ankesave të një grupi të mjekëve, u takua me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari. Ajo e cilësoi takimin mjaft konstruktiv, ndërsa e pyetur nëse do të mbetet drejtoreshë, u përgjigj se shpreson që po. Në një prononcim për media Simonovska tha se në katër muajt e fundit, që nga emërimi i saj, vazhdimisht janë përhapur dhe plasuar gënjeshtra, jo vetëm për të, por për personelin shëndetësor., transmeton TV21.

Përndryshe, punonjësit e Klinikës dolën me një deklaratë për opinionin duke thënë se shumë herë i kanë dërguar reagime me shkrim institucioneve për të paralajmëruar, siç thanë, për pasojat katastrofike që janë të pashmangshme me këtë drejtoreshë. Së fundmi i shkruan letër të hapur edhe kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë.

“Bëhet fjalë për 6 persona, nuk do të desha të tregohen emrat e tyre, mendoj se nuk është në rregull, të cilët për arsye politike dhe personale duan ta njollosin punën time në klinikën tonë”, tha Simonovska.