Drejtori i inteligjencës turke MIT, Ibrahim Kalin në Stamboll u takua me një delegacion nga Byroja për negociata politike e grupit islamist Hamas, njoftoi televizioni shtetëror turk TRT Haber.
Gjatë takimit, delegacioni i Hamasit falënderoi Turqinë për rolin e saj si garantuese e Marrëveshjes së Armëpushimit, për përpjekjet e saj si ndërmjetëse në negociata, si dhe për mbikëqyrjen e këtij procesi nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Delegacioni edhe njëherë konfirmoi se Hamasi mbetet i përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Armëpushimit, pavarësisht shkeljeve të dyshuara nga Izraeli.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit diskutuan ç[r hapat e nevojshëm për të çuar përpara procesin e armëpushimit dhe si të kapërcehen problemet ekzistuese. Ata gjithashtu paraqitën vizionet e tyre se si të vazhdohet procesi i zbatimit të fazës tjetër të Planit.
Turqia paraqiti informacione për ndihmën humanitare që ka dërguar dhe përpjekjet e saj për t’i dhënë fund tragjedisë njerëzore në Gaz[. U shqyrtuan gjithashtu aktivitetet me organizatat ndërkombëtare për të siguruar qasje në sasi më të mëdha ndihme humanitare, informoi televizioni.

