Drita e ka regjistruar barazimin e dytë në po kaq ndeshje në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Kampionia në fuqi e Kosovës barazoi 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj klubit nga Qipro, Omonia.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 12-të kur Arb Manaj shënoi bukur me kokë pas asistit nga Besnik Krasniqi.

Fundi i pjesës së parë ishte fatal për gjilanasit, që pranuan gol në minutën e parë shtesë.

Ishte Masouras i cili realizoi për 1:1, që në fund ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Me këtë barazim, Drita tani ka dy pikë dhe zbret përkohësisht në vendin e 20-të.

Në anën tjetër, Omonia e shijon pikën e parë dhe ngjitet në vendin e 23-të në tabelë.

 

The post Drita vazhdon me barazime në Ligën e Konferencës appeared first on Alsat.