Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, gjatë natës së parë të festivalit të “Sunny Hill”, dedikoi një surprizë të bukur për të gjithë pjesëmarrësit.

Bashkë me babanë e saj, Dukagjinin, Dua riktheu këngën e Gjurmëve “Era”.

E me këtë interpretim fantastik, turma në “Sunny Hill” u ndez, duke iu bashkëngjitur në këndim Duas dhe babait të saj.