Mundësi shqiptar Islam Dudaev ka marrë mbrëmjen e së shtunës medaljen e argjendtë në peshën 65kg të stilit të lirë, në Kampionatin Europian të Mundjes për të rritur, turne që po zhvillohet në sallën sportive “Feti Borova“ në Tiranë.

Në finale, Dudaev u mund 10-0 nga rusi Bashir Magomedov, në një duel pa shumë histori, komanduar e fituar me meritë nga rivali. Kjo ishte humbja e parë e mundësit 31-vjecar shqiptar në këtë turne, që të premten pat arritur tri fitore.

Gjithsesi, një medalje e argjendtë është një tjetër rezultat i shkëlqyer për mundjen shqiptare. Kjo është medalja e parë e Shqipërisë në këtë turne, ndërkohë që të dielën do të duelojë për medaljen e artë edhe zelimkhan Abakarov, në peshën 61kg të stilit të lirë.

Në sfidën e parë, mundësi kuqezi mundi 6-1 turkun Ahmet Duman, duke avancuar në çerekfinale. Në përballjen e dytë, Dudaev bën një tjetër paraqitje të mirë, duke triumfuar 3-1 ndaj gjeorgjianit Nika Zakashvili. Në gjysmëfinale, 31-vjeçari kuqezi fitoi 4-0 ndaj rusit Islam Guseinov.

The post Dudaev humbet në finalen e peshës 61kg, fiton medaljen e argjendtë në Europianin e mundjes appeared first on Telesport.