Nga vështirësitë për të mbetur shtatzënë, deri te lindjet e parakohshme, janë disa nga pasojat e duhanit – alarmojnë gjinekologët. Për këtë arsye Asociacioni i Gjinekologëve dhe Obstetërve i kanë dalë në mbështetje propozim-ligjit për mbrojtje nga duhani dhe kërkojnë ndalim të plotë të tij në hapësirat e mbyllura. Sipas tyre në rrezik vihen edhe personat përreth e jo vetëm duhanpirësit.
“Implikacionet janë të drejtpërdrejta, ku kemi edhe gjidhënëse të cilat janë ekspozuar në tym të produkteve me nikotin apo duhani dhe jo vetëm për ata që pinë duhan, nuk ekziston një masë e caktuar apo koncentrim i duhanit që është e shëndetshme të futet tek një lehonë mirëpo edhe ata që janë të ekspozuar ndaj duhanit, përkatësisht ata që janë të ekspozuar ndaj pirjes pasive posaçërisht në ambiente të mbyllura, i kanë rreziqet pothuajse të njëjta me ata që janë pirës duhani”, tha Irena Gosheva – Asociacioni i Gjinekologëve dhe obstetërve.
Gjinekologia Irena Gosheva thekson se nikotina dhe toksinat e duhanit dëmtojnë fertilitetin tek gratë dhe burrat, rrisin rrezikun e komplikimeve riprodhuese, si dhe gjatë shtatzënisë lidhen me lindje të parakohshme, peshë të ulët të foshnjës dhe rritje të vdekshmërisë gjatë periudhës para dhe pas lindjes.
“Edhe burrat edhe gratë ta dinë se duhanpirja edhe në mënyrë aktive edhe pasive, sidomos ata që janë të ekspozuar në tym në hapësira të mbyllura – ndikon në fertilitet, në potencialin për të pasur pasardhës. Tek gratë redukton numrin e qelizave vezë, të ovulimit, cilësinë e vezëve, ndërsa te burrat afekton spermogjenezë, lëvizjen e spermatozoideve dhe morfologjinë e plotë”, potencoi Irena Gosheva – Asociacioni i Gjinekologëve dhe obstetërve.
Përveç cigareve, gjinekologia Gosheva thotë se të rrezikshme janë edhe cigaret elektronike dhe vape-at. Përndryshe me Projektligjin parashikon ndalim të plotë të duhanpirjes në hapësirat publike dhe të punës, ndalim të reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit nga industria e duhanit, rregullimin e shitjes, shfaqjes dhe ekspozimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës, si dhe të pajisjeve për përdorimin e tyre.
