Didier Deschamps u shpreh i kënaqur në fund të ndeshjes së fituar 3-1 në “San Siro”. Transalpinët nënvizuan se ishte “hakmarrja” e duhur për disfatën e shtatorit në “Parce des Princes”, sidomos tani që siguruan edhe kreun e grupit dhe rrjedhimisht një çerëekfinale më të lehtë.
Trajneri i “gjelave” u shpreh: “Cili ishte çelësi i fitores me Italinë? Duhej pak nga gjithçka. Pozicionimi i tre sulmuesve tanë shërbeu për t’u mbrojtur mirë dhe krijuar vështirësi për Italinë.
Më pas bëra disa zgjedhje për rolet, duke studiuar edhe kundërshtarin. Italia tregoi se ka cilësi, ndërsa unë ndryshova shumë lojtarë. Ndeshja e sotme ishte një moment i madh për lojtarët e mi”.
Deschamps nxori mësime nga disfata e shtatorit në “Parce des Princes”: “Unë do të thoja se morëm një mësim shumë të vlefshëm nga ndeshja e parë me Italinë, e luajtur në shtator, në mënyrë që të mos bënim të njëjtat gabime. Ekipi im është i ri dhe ka pak përvojë, por ka cilësi dhe këtë e dëshmuam sonte”.
The post “Duhej pak nga gjithçka…”; Deschamps tregon cili ishte çelësi i fitores ndaj Italisë appeared first on Telesport.
